Adriano me lëvdata të mëdha për Inazghi, flet edhe për largimin e Lukaku

Ikona braziliane e futbollit, Adriano ka dhënë disa komente lidhur me skuadrën e Inter.

Sport

31/01/2022 16:30

Forma aktuale e Inter është shumë e mirë, së paku në futbollin në Serie A, ku skuadra ‘Zikaltër’ është lidere.

Simone Inzaghi ka bërë punë të mirë me skuadrën, përkundër largimeve në verë, si Hakimi apo Lukaku. Ky i fundit kishte idhull Adrianon, dhe braziliani dha disa komente për të.

“Po, ose të paktën shpresoja kështu”, tha Adriano, kur u pyet nëse priste që Inter të ishin liderë edhe pa Lukaku, duke lënë të kuptohet se largimi i këtij të fundit nuk i bëri shumë përshtypje.

“Nerazzurri kanë organizim të shkëlqyer dhe skuadër të shkëlqyer, me Lautaro Martinez e Alexis”, shtoi ai. “Simone është trajner i shkëlqyer. Antonio ishte po ashtu i mirë, por rezultatet e Inzaghi janë më të mira”, tha Adriano.

Me fanellën e Inter, Adriano kishte shënuar 74 gola në 177 paraqitje, mes viteve 2004 dhe 2009. /Lajmi.net/