Milan bën ofertë për Sanches, ende s’ka marrëveshje të plotë mes klubeve

AC Milan në momentet e fundit është duke punuar për transferimin e yllit të Lilles, Renato Sanches.

Sport

30/01/2022 21:34

Portugezi që nga vera donte largimin nga skuadra franceze, mirëpo pësoi lëndim në momentet e fundit që i dështoi të gjitha, transmeton lajmi.net.

“Rossonerët” tani janë duke punuar në transferimin e menjëhershëm të Sanches dhe kanë bërë një propozim për Lille, por momentalisht nuk ka marrëveshje të plotë.

Ndërkohë, nesër do jetë dita përfundimtare e afatit kalimtar të janarit, prandaj dy klubet do provojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Në të kaluarën, Sanches ka pranuar se është i hapur për kalimin te Milan./Lajmi.net/