Kusari-Lila dhe 8 persona të tjerë “gati për zgjedhjet e brendshme të Alternativës”

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka shpërndarë një fotografi në Facebook ku janë edhe 8 persona të tjerë që supozohet të jenë anëtarë të subjektit politik që ajo e udhëheq.

Lajme

29/01/2022 17:47

Kusari-Lila aludon se sot ka mbajtur një takim brenda strukturave të partisë dhe së shpejti do t’i kenë zgjedhjet e reja.

“Takimi i të Shtunës! Gati për zgjedhjet e brendshme.”, ka shkruar Kusari-Lila.

Vlen të theksohet se Kusari-Lila që nga themelimi i partisë, zakonisht ka kandiduar së bashku me subjekte të tjera politike për shkak të përkrahjes së ulët që ka ajo në popull.

Ajo ka garuar edhe me LDK-në, edhe me AKR-në dhe së fundmi me Lëvizjen Vetëvendosje ku tani është edhe shefe e Grupit Parlamentar.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh më tutje pas zgjedhjeve të brendshme në partinë e saj “Alternativa”. /Lajmi.net/