Zyrtare: Inter transferon Caicedo, publikohen detaje të marrëveshjes

Inter edhe zyrtarisht kanë njoftuar për nënshkrimin me Felipe Caicedo.

Sport

29/01/2022 15:19

Sulmuesi ekuadorian, Felipe Caicedo do ta vazhdojë sezonin e tij te skuadra e Inter, shkruan lajmi.net.

Caicedo do të luajë te skuadra e Inter në formë huazimi nga Genoa.

33 vjeçari i bashkohet klubit si një alternativë për Dzeko dhe Lautaro, në mënyrë që Inzaghi të ketë sa më shumë opsione.

Siç njofton skuadra e Inter, Caicedo është bashkuar në një marrëveshje për huazim gjashtë mujor. /Lajmi.net/