Londra veriore në garë për Kulusevski – Arsenali e Tottenhami e duan huazimin e tij

Dejan Kulusevski do të largohet nga Juventus, për të kërkuar një aventurë në formë huazimi.

Sport

28/01/2022 16:44

Juventus nuk duan ta lënë lojtarin të huazohet te Milan, por po kërkojnë për një skuadër në Premier League.

Londra veriore (Tottenham e Arsenal) janë në garë për lojtarin suedez, transmeton lajmi.net.

Të dyja skuadrat po kërkojnë huazimin e tij deri në fund të opsionit, me të drejtë blerje në fund.

Kjo e drejtë blerje mund të kthehet në një obligim për blerje, varësisht nga kontrata për të cilën mund të arrihet marrëveshja.

Kanë mbetur edhe tri ditë për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja. /Lajmi.net/