Milani triumfon ndaj Geonas pas vazhdimeve për të siguruar çerekfinalen në Kupën e Italisë
Milani ka arritur të fitojë pas vazhdimeve ndaj Genoas për t'u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Sport
Milani kanë arritur të mposhtin Genoan me rezultat 3-1 pas 120 minutave në San Siro.
“Kuqezinjtë” ishin në disavantazh pas 45 minutëshit të parë kur mbrojtësi Leo Ostigard realizoi për mysafirët në minutën e 17-të.
Në pjesën e dytë vendasit i barazuan shifrat nëpërmjet Olivier Giroud i cili realizoi një gol të bukur pas një asistimi nga Theo Hernandez në minutën e 74-të.
Goli i Giroud – VIDEO
Pas kësaj rrjetat mbetën të paprekura për pjesën e mbetur të 90 minutëshit, duke lënë gjithçka për kohën e vazhdimeve.
Në vazhdime, Rafael Leao i dha avantazhin skuadrës tre minuta pa përfunduar pjesa e parë në minutën e 103-të, një gol nga i cili po tentonte të harkonte, duke e befasuar portierin Semper.
Goli i Leaos – VIDEO
Për të mos i lënë asgjë në dorë fatit, Alexis Saelemaekers e thelloi epërsinë në minutën e 112-të nga një tjetër asistim i Theos, duke e vulosur fitoren e “Kuqezinjve” për 3-1.
Goli i Saelemaekers – VIDEO
Me këtë fitore Milani kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Italisë, aty ku do të takohet me fituesin e duelit Lazio – Udinese. /Lajmi.net/