Juventus rikthen interesimin për Depay

Juventus është i interesuar për të huazuar sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay.

Sport

13/01/2022 15:43

Duke marrë parasysh arritjen e Ferran Torres, holandezi pritet të qëndrojë në stol, pavarësisht që erdhi si transferim në verën që lamë pas, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Gianluca di Marzio raporton se shkaku i humbjes së sezonit të Federico Chiesas për pjesën e mbetur të sezonit, Depay shihet si pasuesi adekuat, ngase mund të luaj në qendër dhe në krahun e majtë.

Depay ishte shënjestër e Juventusit edhe në verë, por në fund ky i fundit vendosi t’i bashkohet Barcelonës shkaku i trajnerit Ronald Koeman.

Xavi e ka bërë të qartë dje se Depay nuk do jetë titullar, duke e vendosur Torresin si titullar në “El Clasico” edhe pse nuk kishte zhvilluar asnjë minutë.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do arrihet kjo marrëveshje brenda këtyre tre javëve, duke marrë parasysh se Barcelona e do Alvaro Moratan./Lajmi.net/