Sky Sports: Bailly qëndron te Man Utd, nuk i bashkohet Milanit
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Eric Bailly pritet të qëndrojë në "Old Trafford" dhe të mos i bashkohet AC Milanit.

Sport
Klubi italian raportohet se e ka identifikuar qendërmbrojtësin si ideali për të zëvendësuar Simon Kjaer për pjesën e mbetur të sezonit, ngase ky i fundit pësoi lëndim të rëndë në gju, transmeton lajmi.net.
Milan ishte në bisedime me Man Unitedin për të kompletuar huazimin e Bailly për gjashtë muajt e mbetur në “San Siro”.
Sidoqoftë, “Sky Sports” raporton se 27-vjeçari nuk do të largohet nga 20 herë kampioni i Anglisë në këtë afat dimëror.
Man United nuk do provojë të lejojë lojtarin të largohet këtë muaj, me Ralf Rangnick që preferon se lojtarët që largohen të shiten dhe të mos kenë mundësi rikthimi në skuadër.
Bailly që momentalisht është duke luajtur në Kupën e Afrikës ka bërë shtatë paraqitje për “Djajtë e Kuq” gjatë edicionit 2021/22, duke përfshirë katër paraqitje në Premierligë./Lajmi.net/