Hulumtimet e fundit: Femrat me të pasme më të mëdha janë jo vetëm më të zgjuara, por edhe më të shëndetshme
Të pasmet e mëdha – përveçse janë në modë dhe duken bukur – mund të jenë të mira për gratë në shumë aspekte.
Lifestyle
Një studim, i cili analizoi të dhënat e 16.000 grave, i kryer nga Universiteti i Oksfordit zbuloi se gratë me të pasme mbi mesataren jo vetëm që janë më inteligjente, por janë edhe veçanërisht rezistuese ndaj sëmundjeve kronike.
Konstantinos Manolopoulos, një shkencëtar kryesor i studimit dhe konsulent nderi endokrinolog pranë Spitalit “Queen Elizabeth” në Birmingham, tha se dhjami në kofshë dhe një vëllim i madh i ijëve mbështesin shëndetin dhe se yndyra e poshtme e trupit mbron veten.
Të pasmet e mëdha ndikojnë gjithashtu në nivelin e leptinës në trupin e gruas, hormoni përgjegjës për rregullimin e peshës dhe dinopektinës, një hormon që vepron antiinflamator, për shëndetin e zemrës dhe kundër diabetit.
Përveç kësaj, yndyra e të pasmeve ruan grimcat e dëmshme të yndyrës dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.
Duhet theksuar se dhjami i barkut, dhjami në pjesën e sipërme të trupit dhe obeziteti – për të mos ngatërruar me të pasmet më të mëdha – nuk janë të shëndetshme dhe mund të çojnë në një sërë problemesh shëndetësore si presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe kolesteroli i lartë.
“Nuk mund të themi thjesht se duhet të ndihesh rehat me atë që ke”, tha Tiffany Powell pranë Qendrës Mjekësore Jugperëndimore të Universitetit të Teksasit në Dallas.
“Ne duhet të theksojmë lidhjen e drejtpërdrejtë midis obezitetit, faktorëve të rrezikut dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Ne duhet t’i ndihmojmë njerëzit të kuptojnë, se pavarësisht se e doni pamjen tuaj, ju jeni në rrezik. Ne ecim në rrugën e duhur duke i ndihmuar njerëzit të kuptojnë ndikimin e obezitetit pa u ndjerë keq për veten e tyre,” shtoi ajo.