Sanchez bën heroin, shënon në minutën e 120-të dhe fiton Superkupën e Italisë

Inter ka arritur të mposht në fundin e takimit Juventusit për të fituar Superkupën e Italisë.

Sport

12/01/2022 23:34

“Neurazzurët” pas 120 minutave lojë arritën të fitojnë me rezultat 2 – 1, shkruan lajmi.net.

Dy skuadrat e nisin mirë këtë takim, sidomos vendasit që rrezikuan disa herë përmes disa aksioneve të bukura.

Por ishte Juventus që kaloi në epërsi përmes Weston McKennie që shënoi me kokë pas harkimit të Moratas (25′).

Inter u kundërpërgjigj shpejtë përmes Lautaro Martinez që shënoi nga pika e bardhë (35′), rezultat me të cilin përfundoi kjo pjesë.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat ishin shumë agresivë, por nuk i konkretizuan aksionet.

Kësisoj, skuadrat shkuan në vazhdime dhe në minutën e fundit të takimit në skenë doli Alexis Sanchez që përfitoi nga një gabim dhe i solli trofeun e parë skuadrës së Interit (120’).

Kësisoj, Inter e nis këtë edicion në mënyrën më të mirë duke fituar Superkupën e Italisë./Lajmi.net/