S’ka fitues për 90 minuta, Inter – Juve në vazhdime

Ka përfunduar pa fitues koha e rregullt mes Interit dhe Juventusit, në kuadër të finales së Superkupës të Italisë.

Sport

12/01/2022 22:53

Dy skuadrat kanë zhvilluar ndeshje të baraspeshuar me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Ishte Juventus që kaloi në epërsi përmes Weston McKennie që shënoi me kokë pas harkimit të Moratas (25′).

Por, Inter u kundërpërgjigj shpejtë përmes Lautaro Martinez që shënoi nga pika e bardhë (35′).

Ndërkohë, pjesa e dytë ishte shumë agresive nga dy skuadrat që assesi nuk i finalizuan aksionet, pavarësisht përpjekjeve të shumta.

Në përgjithësi, Inter ishte më kërkues, mirëpo edhe Juventus kishte disa raste të arta shënimi.

Kësisoj, mbetet të shihet nëse do vuloset fituesi i Superkupës së Italisë pas vazhdimeve, apo do të vuloset në penallti./Lajmi.net/