Tërmet në Kosovë
Një tërmet është dëgjuar para pak minutave në Kosovë.

Lajme
Dridhjet e tokës janë dëgjuar në disa lokacione të ndryshme si në Prishtinë, Prizren e Kaçanik.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje lidhur me dridhjet e tokës, por në të njëjtën kohë u raportua se epiqendra e tërmetit ishte në Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave të para theksohet se tërmeti ishte 5.8 shkallë të rihterit.
Tërmeti që goditi rajoni maqedonas u dëgjua edhe në Kosovës si dhe në Shqipëri.
Ndryshe zonat më të rrezikuara nga tërmeti në Kosovë janë pjesa veriore e Kosovës, pastaj zona nga Istogu në Prizren, ndërsa zonat më të rrezikuara nga goditjet e fuqishme të tërmetit janë zonat Ferizaj, Viti dhe Gjilan./Lajmi.net/
Këto janë zonat më të rrezikuara për t’u goditur nga tërmeti në Kosovë