Theo gëzon tifozët e Milan: Jemi në negociata për rinovimin, gjithçka ecën mirë

Theo Hernandez ishte heroi i ndeshjes së sotme për Milan.

Sport

09/01/2022 15:45

Mbrojtësi francez shënoi dy gola në fitoren 0:3 të Milan kundër Venezia, fitore kjo mjaft e rëndësishme në ndjekjen e Inter.

Vëmendja lidhur me Theo Hernandez qëndron në pjesën e rinovimit të kontratës dhe pikërisht për këtë ka folur ai pas ndeshjes.

“Bisedimet janë duke ardhur për rinovimin e kontratës sime me Milan”, ka thënë Theo Hernandez, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi në një pikë të mirë – negociatat po avancojnë. Jam shumë i lumtur këtu, që nga dita e parë”, shtoi anësori francez.

Theo ka qenë në mesin e lojtarëve më të mirë te Milan sezonet e fundit – nëse jo më i miri. Ai ka fituar edhe ftesën te Franca, me paraqitjet e tij brilante si Rossoneri. /Lajmi.net/