Milan pa asnjë telashe ndaj Venezia – arkëton tri pikë të reja në Serie A
Skuadra e Milan ka marrë fitoren e radhës në kampionatin elitar të futbollit italian.

Sport
Milan shënoi fitore të lehtë në udhëtim kundër Venezia, me rezultatin 0:3, shkruan lajmi.net.
Goli i parë në këtë ndeshje u shënua herët në minutën e 2’, kur Zlatan Ibrahimovic finalizoi shumë mirë një top të pranuar nga Rafael Leao.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Milan, ndonëse Rossoneri patën edhe disa mundësi të mira.
Për golin e dytë, Milan duhej të priste deri në minutën e 48’. Theo Hernandez ishte ai që i dha qetësi skuadrës së tij. Francezi më pas shënoi edhe golin e dytë, në minutën e 59’, kur shënoi nga penalltia.
Fitorja 0:3 i jep Milanit përkohësisht kreun e tabelës, me 48 pikë, dy më shumë sesa Inter që kanë dy ndeshje më pak të luajtura.
Venezia në anën tjetër mbetet me 17 pikë dhe mbanë pozitën e 16-të në renditjen e Serie A. /Lajmi.net/