Zanetti: Objektivi i Inter të ruajë titullin e kampionit në Serie A

Javier Zanetti ka dhënë disa komente për sezonin aktual të Inter.

Sport

08/01/2022 23:47

‘Zikaltrit’ janë skuadër lidere në Serie A dhe ky duket të jetë edhe objektivi i skuadrës për këtë edicion.

Zanetti ka thënë se Inter synojnë të ruajnë titullin e kampionit në Serie A. Për këtë ata janë në rrugë të mirë.

“Lojtarët e dinë se duhet të mbrojnë titullin e fituar sezonin e kaluar. Të gjithë ndihen të përfshirë dhe kjo është e rëndësishme për një skuadër me objektiva të mëdha, siç jemi ne”, ka thënë Zanetti, transmeton lajmi.net.

“Ne duam të ruajmë titullin dhe këtë e tregojmë ndeshje pas ndeshje. Milan, Napoli e Atalanta janë afër, dhe unë mendoj se kështu do të jetë deri në fund të sezonit”, shtoi argjentinasi.

Inter aktualisht janë në pozitën e parë në Serie A, me 46 pikë të grumbulluara, por me një ndeshje më pak sesa Milan që kanë 45 pikë. /Lajmi.net/