Man Utd në negociata me Dortmundin për transferimin e yllit të skuadrës

Manchester United është në negociata me Borussia Dortmundin për të transferuar mbrojtësin Dan-Axel Zagadou.

Sport

05/01/2022 17:23

Kontrata e Zagadous skadon në fundin e sezonit dhe është i lirë të nënshkruajë parakontratë me klubet jashtë Bundesligas, transmeton lajmi.net.

Man United është në negociata me agjentin Moussa Sissoko për mundësinë që ta sjellin në “Old Trafford” falas në verë.

Sipas “FootMercato”, Dortmund dëshiron të mbajë ish lojtarin e PSG-së, pavarësisht faktit që ka luajtur vetëm shtatë herë këtë sezon shkaku i lëndimit në gju.

Gjiganti gjerman ka hapur bisedimet me lojtarin për një marrëveshje të re, por e ardhmja është shumë larg konfirmimit.

Përpos Zagadous, agjenti Sissoko përfaqëson edhe Ousmane Dembelen, një lojtar që Rangnick është i interesuar që kur ishte në krye të RB Leipzigut./Lajmi.net