Refuzoi klubin nga Premier Liga, futbollisti i njohur pret ofertën nga Milani

Mbrojtësi i Lille, Sven Botman thuhet se ka refuzuar një transferim te Newcastle dhe dëshiron të bashkohet me Milanin në janar.

Sport

04/01/2022 23:22

21-vjeçari është objektivi kryesor i kuqezinjve për të zëvendësuar të dëmtuarin Simon Kjaer, i cili është përjashtuar për pjesën tjetër të sezonit për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.

Newcastle gjithashtu është i interesuar për të siguruar shërbimet e tij, por sipas ‘The Times’, mbrojtësi holandez nuk është i gatshëm të bashkohet me ‘Magpies’ dhe ka refuzuar një ofertë nga St. James’ Park.

‘Calciomercato.com’ raporton se Botman dëshiron të bashkohet me Milanin dhe bisedimet mes kuqezinjve dhe klubit francez janë në vazhdim.

Lille kërkon 30 milionë euro për mbrojtësin e tyre yll, por gjigantët e Serisë A nuk janë të gatshëm të ofrojnë aq shumë.

Paolo Maldini po përpiqet ta marrë lojtarin në një marrëveshje fillestare huazimi me një opsion ose detyrim për të blerë për një tarifë më të ulët se 30 milionë euro.

Është e njëjta formulë që kuqezinjtë përdorën për të nënshkruar me Fikayo Tomori nga Chelsea një vit më parë.

Mbrojtësi anglez përfundimisht u transferua në San Siro për një transferim të përhershëm prej 25 milionë euro verën e kaluar. /Lajmi.net/