Ibrahimovic i bashkohet ‘klubit 300’ me Messin e Ronaldon

Zlatan Ibrahimovic i është bashkuar grupit ku qëndrojnë Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Sport

12/12/2021 09:13

Ylli suedez i futbollit , Ibrahimovic, shënoi mbrëmë një gol të bukur në ndeshjen ndaj Udinese, për t’i siguruar barazimin Milanit.

Me golin e shënuar mbrëmë, Ibra ka kaluar në një grup ‘të mëdhenjsh’ ku janë Leo Messi e CR7.

Ibra me Leon e Ronaldon janë lojtarët që kanë shënuar 300 gola në top ligat evropiane, nga viti 2000 deri më sot, përcjell lajmi.net.

Messi dhe Ronaldo me nga 475 dhe 483 gola janë para Zlatan.

Ibrahimovic është tashmë 40 vjeçar mirëpo po arrin ta mbajë ritmin e duhur për të luajtur titullar te skuadra e Milan./Lajmi.net/