Maldini: Milan në rrugë të mirë për të kapur nivelin e Liverpool
Paolo Maldini ka dhënë disa komente lidhur me progresin e skuadrës së Milan.

Sport
Ikona italiane e futbollit ka thënë se ‘Rossoneri’ kanë bërë një punë të mirë këtë sezon, përkundër eliminimit nga garat evropiane.
Maldini beson se skuadra e Stefano Pioli është në rrugë të mirë për të arritur në nivelin e Liverpool, kundërshtarit perfekt që kishin në grup.
“Ishte zhgënjyese, sidomos duke parë paraqitjen, por dukshëm ne duhet të bëjmë edhe një hap apo dy për të kapur atë nivel”, ka thënë Maldini, transmeton lajmi.net.
“Liverpool nuk kanë vetëm kualitet, ata janë mentalisht të përgatitur”, shtoi ai për ‘Sky Sport Italia’.
“Ne e dimë se nuk jemi akoma aty, por jemi në rrugë të duhur. Ishte grup i vështirë”, ishin fjalët e legjendës italiane.
Milan përfundoi në pozitën e fundit në grupin e Champions League, ku luanin edhe Liverpool, Porto e Atletico Madrid. /Lajmi.net/