Katër skuadrat e vetme që mund të nënshkruajnë me Haaland sipas Raiolas

Mino Raiola ka përjashtuar klubet e Serisë A nga gara për të nënshkruar me Erling Haaland.

Sport

10/12/2021 17:58

Në intervistën e tij të fundit për ‘Sport 1’, Raiola ka thënë se vetëm katër klube të mëdha evropiane mund të nënshkruajnë me klientin e tij Haaland.

Ai i ka përmendur skuadrat Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City si destinacione të mundshme për 21-vjeçarin.

Haaland është golashënuesi i tretë më i mirë në top 5 ligat e Evropës në vitin 2021, me 28 gola në po aq paraqitje.

Më shumë gola se ai këtë vit kanë shënuar vetëm Robert Lewandowski dhe Dushan Vlahovic.

Ylli i Fiorentinës është padyshim lojtari më befasues në Evropë në vitin 2021, me 30 gola në 40 paraqitje, një në çdo 117 minuta.

Haaland ka një raport më të mirë gol-për minutë me një gol çdo 86 minuta dhe të dy sulmuesit pritet të largohen nga klubet e tyre gjatë verës.

Borussia Dortmund nuk ka konfirmuar zyrtarisht se sulmuesi i tyre ka një klauzolë lirimi të përfshirë në kontratën e tij, por sipas raportimeve në Gjermani, klauzola e Haaland është në rajonin prej 75-90 milionë euro.

Nga ana tjetër, Fiorentina ka vendosur një çmim prej 80 milionë euro për sulmuesin e saj, një tarifë që Arsenali do të ishte gati ta paguante në janar.

Megjithatë, ‘Football Italia’ ka konfirmuar se Vlahovic nuk dëshiron të transferohet në Emirates Stadium dhe është në pritje të ofertave nga klubet e tjera.

Tottenham dhe Manchester City janë destinacione të mundshme për reprezentuesin serb, po ashtu edhe Borussia Dortmund, por për çdo rast, ata shesin Haaland në verë.

Asnjë klub i Serisë A nuk mund të përballojë të nënshkruajë me sulmuesin norvegjez në fund të sezonit, por nëse Vlahovic vazhdon të shënojë me këtë ritëm, qëndrimi i tij në Itali gjithashtu nuk ka gjasa. /Lajmi.net/