Marrja e Viagrës ul rrezikun e Alzheimerit deri në 69 për qind
Shkencëtarët kanë zbuluar ‘anët pozitive’ të përdorimit të Viagrës.
Lifestyle
Shkencëtarët pretendojnë se ilaçi i dashurisë mund të ndihmojë në rritjen e shëndetit të trurit dhe uljen e niveleve të proteinave toksike që shkaktojnë çmenduri, transmeton lajmi.net.
Disa ekspertë kanë analizuar të dhënat e 7.2 milionë personova të rritur në SHBA, dhe kanë zbuluar se përdoruesit e rregullt të Viagrës kishin 69% më pak mundësi që të diagnositfikohen me Alzheimer gjatë gjashtë viteve të ardhshme.
Mjekët thonë se gjetjet, të publikuara në revistën Nature Aging, sugjerojnë se pilula e vogël blu së shpejti mund të përshkruhet për të trajtuar demencën.
Ata po planifikojnë një studim të ri për të testuar përfitimet e sildenafil versioni gjenerik i Viagrës – në pacientët e hershëm me Alzheimer. /Lajmi.net/