Broja thyen një tjetër rekord në Premier Ligë pas golit të shënuar

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ka realizuar gol në sfidën mes Southamtonit dhe Brightonit.

Sport

04/12/2021 16:57

Broja i ka dhënë avantazhin skuadrës vendase duke realizuar një gol mjaft të bukur pas një driblimi të suksesshëm ndaj mbrojtësit kundërshtar, duke gjetur rrjetën në minutën e 29-të.

Pas këtij goli, Broja ka regjistruar një rekord me fanelën e Southamptonit.

Armando Broja ka shënuar pesë gola në të gjitha garat këtë sezon, më së shumti nga çdo lojtar i Premier Ligës U20. Broja (20 vjeç, 85 ditë) është lojtari i dytë më i ri në historinë e kompeticionit që shënon në tre startet e tij të para të ligës në shtëpi, pas Danny Cadamarteri (18 vjeç, 6 ditë).

Të shënosh tri gola në tri paraqitje si startues është padyshim një gjë e madhe, të arritur këtë në një ligë aq të fortë si Premierliga dhe Broja është duke shkuar në hapat e një futbollisti të madh për të ardhmen. /Lajmi.net/