Milani konfirmon shkallën e lëndimit të Kjaer, ja sa do të mungojë
Milani ka njoftuar se qendërmbrojtësi Simon Kjaer iu nënshtrua artroskopisë në gjurin e majtë për të rregulluar ligamentin e kryqëzuar dhe do te jetë jashtë fushës për gjashtë muaj.

Sport
Mbrojtësi ‘kuqezi’ pësoi dëmtim në fazën fillestare të fitores 3-0 ndaj Genoas të mërkurën dhe u hoq me barelë në pjesën e parë të ndeshjes.
Trajneri Stefano Pioli konfirmoi se ai mund të detyrohet të kërkojë një mbrojtës të ri në tregun e transferimeve në janar për të zëvendësuar ndërkombëtarin danez, i cili ka qenë një pjesë jetike e skuadrës që nga bashkimi në janar 2020.
Klubi ka konfirmuar se lojtari i është nënshtruar një operacioni sot dhe 32-vjeçari pritet të mungojë për gjashtë muaj.
“AC Milan njofton se sot, Simon Kjaer iu nënshtrua artroskopisë në gjurin e majtë për rindërtimin e ligamentit kruciat të përparmë dhe rifutjen e ligamentit kolateral medial”, shkruan klubi në një deklaratë.
“Operacioni, i kryer në Klinikën La Madonnina, ishte krejtësisht i suksesshëm dhe u krye nga Dr. Roberto Pozzoni me ndihmën e ekipit Galeazzi CTS (Qendra për Traumatologji Sportive) në prani të menaxherit shëndetësor të klubit, Stefano Mazzoni.”
Deklarata zyrtare nga “kuqezinjtë” shpjegoi se qendërmbrojtësi po ecën mirë dhe është i motivuar për të nisur menjëherë procesin e rehabilitimit. Por klubi konfirmon vlerësimin e një periudhe rikuperimi gjashtëmujore. /Lajmi.net/