“Të pasmet e mëdha ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj” – Ja çfarë zbuluan mjekët

Yndyra më e madhe në kofshë, ka këto përfitime.

Lifestyle

02/12/2021 16:25

Një mjek ka zbuluar se të pasmet e mëdha dhe kofshët e mbushura, ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj. Dr. Karan Rajan tha se kërkimet zbuluan se yndyra e depozituar në këto zona mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe metabolike.

Rajan vendosi që t’i ndajë këto zbulime me të gjithë njerëzit që mund ta ndjekin apo gjejnë rastësisht në rrjetin social “TikTok”.

Yndyra gluteofemorale zakonisht shpërndahet në lëkurë. Në këtë rajon, ajo mund të veprojë si një sfungjer për të ruajtur acide yndyrore dhe gjithashtu mund të shërbejë si barrierë që yndyra të hyjë në organet e brendshme. Prandaj të pasmet dhe kofshët e trasha mund të shpëtojnë jetë”,- tha ai në një video të publikuar në “TikTok”.

Sipas mjekut, yndyra në këto zona rregullon gjithashtu oreksin dhe peshën trupore. Për më tepër, largohen nga trupi acidet yndyrore.

Hulumtimi i publikuar nga ekspertët në Kinë vitin e kaluar, zbuloi se pacientët që kishin një perimetër më të madh të kofshëve, kishin një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Ata kishin edhe nivele më të ulëta të presionit të gjakut krahasuar me ata që kishin kofshë më të dobëta.

Dr. Zhen Yang, autor i studimit tha: “Në dallim nga yndyra në stomak, yndyra e këmbëve mund të jetë e dobishme për metabolizmin. Arsyeja është se ka më shumë muskuj në kofshë dhe/ose yndyrë të depozituar nën lëkurë, e cila sekreton substanca të ndryshme të dobishme që ndihmojnë në mbajtjen e presionit të gjakut në një interval relativisht të qëndrueshëm”. /Lajmi.net/