Kajer do t’i nënshtrohet një operacioni në gju
Sipas raportimeve të shumta në Itali, mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer do t'i nënshtrohet një operacioni në gju nesër, pasi pësoi një dëmtim të ligamenteve kundër Genoas.

Sport
‘Calciomercato.com’ dhe ‘Sportmediaset’ raportojnë se mbrojtësi danez ka dëmtuar ligamentet në gjurin e tij të majtë dhe për këtë arsye, nesër do t’i nënshtrohet një operacioni në Milano.
Kjaer u largua nga fusha pas katër minutash në Genoa-Milan mbrëmë dhe iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në Milano mëngjesin e sotëm.
Stefano Pioli pranoi se ishte i shqetësuar nga gjendja e Kjaer dhe lojtari mbërriti në Clinica Columbus në Milano me paterica.
Sipas ‘Calciomercato.com’, Kjaer do t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik për të riparuar dëmtimin e ligamenteve të tij.
“Kuqezinjtë” pritet të ofrojnë një përditësim të fitnesit në lidhje me qendërmbrojtësin e tyre në orët e ardhshme.
Reprezentuesi danez ka nënshkruar së fundmi një zgjatje të kontratës dyvjeçare me Milanin dhe u rendit i 18-ti në Topin e Artë të hënën.
Kjaer iu bashkua Milanit në një transferim të përhershëm nga Atalanta në janar 2020 dhe ka luajtur 72 ndeshje me gjigantët e Serie A. /Lajmi.net/