Video që ua dëshmon të kundërtën kritikëve: Pamjet tregojnë pse Messi e meritoi Topin e Artë

Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë në botë për herë të shtatë në karrierën e tij dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë fakt. Madje, as kritikat e shumta nëpër rrjetet sociale.

Sport

01/12/2021 12:00

Lojtarë, ish-lojtar e njohës të futbollit, kryesisht figura që janë demoluar nga Messi ndër vite, kanë kritikuar procesin e ndarjes së Topit të Artë, duke e konsideruar si të padrejtë.

Megjithatë, ka një diçka që ua dëshmon të gjithëve të kundërtën. Janë pamjet e miksuara të një viti kalendarik fantastik për argjentinasin, përcjell lajmi.net.

Me 41 gola dhe 17 asistime në vitin 2021, si dhe trofe të fituara, driblime të panumërta, pasime maestrale e të tjer, Messi është shpallur më i miri.

Sigurisht, numrat nuk tregojnë shumë nga magjia e Messit. Më poshtë lajmi.net ua përcjell një video me përmbledhjen e momenteve më të mira të argjentinasit. Shijojeni dhe vlerësojeni vet./Lajmi.net/