Mbappe ta fitojë Topin e Artë në PSG? Kështu përgjigjet presidenti i klubit francez

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi është vendosur në një pozitë jo të lehtë, kur është pyetur rreth mundësisë që sulmuesi Kylian Mbappe të fitojë Topin e Artë në fanellën "Parisiene".

Sport

29/11/2021 22:59

Francezi ende nuk ka rinovuar kontratën që i skadon në verë, ngase ëndërron t’i bashkohet Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Al-Khelaifi ia ka kujtuar Mbappes se çfarë duhet të bëjë, për të arritur ta fitojë Topin e Artë.

“Mbappe ta fitojë Topin e Artë te PSG? Ti e di çfarë mendoj, është lojtar i madh. Ai e di se çfarë dëshiron të bëjë dhe ne gjithashtu”.

“A janë duke vazhduar bisedimet për rinovim? Shpresoj që po”, tha ai për L’Equipe.

Ndërkohë, Mbappe u rendit i 9-ti për Topin e Artë./Lajmi.net/