Në kushte të rënda e me sëmundje, familja nga Hajvalia ka nevojë për ndihmë
Familja e Valbon Poroshtinës nga Hajvalia e Prishtinës jeton në kushte të rënda ekonomike.
Lajme
Nga kjo familje kanë kërkuar nga njerëzit e vullnetit të mirë që t’iu ndihmojnë me kushtet e jetesës.
Përveç të tjerash, kryefamiljari Valbon Poroshtica është gjithashtu i sëmurë dhe shpesh shtrihet në spital për shkak të problemeve.
“Sa t’i përfundoj analizat që kam me i ba, më duhet më u shtri në spital, ishalla më ndihmon dikush”, tha kryefamiljari.
Ai thotë se edhe gruaja e tij vuan nga problemet shëndetësore, ndërsa vajza e saj 8 vjeçare nuk i ka kushtet elementare të jetesës.
Për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, numri në të cilin mund të kontaktoni me Poroshticën është: +38345547013.
Gjithashtu, ai ka dërguar edhe numrin e llogarisë bankare së bashku me fotografi që tregojnë gjendjen e rëndë në të cilën jeton ai.