Milani në disavantazh ndaj Sassuolos pas pjesës së parë

Milani është duke u ndodhur në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Sassuolos.

Sport

28/11/2021 15:51

“Kuqezinjtë” janë duke humbur me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Sassuolos.

Pavarësisht se “rosonerët” hapën sfidën duke realizuar në minutën e 21-të nëpërmjet mbrojtësit Romagnoli, mysafirët përmbysën shpejtë rezultatin.

Goli i Romagnolit – VIDEO

Vetëm tre minuta pas golit të Milanit, mysafirët barazuan nëpërmjet Scamaccas, i cili realizoi një eurogol duke e lënë të shtangur portierin Maignan në minutën e 24-të.

Goli i Scamaccas – VIDEO

Goli i avantazhit për Sassuolon u shënua nga një autogol i Simon Kjaer në një goditje të gjuajtur nga Scamacca në minutën e 33-të.

Goli i tretë i realizuar – VIDEO

/Lajmi.net/