Të gjithëve na ka ndodhur, po çfarë e shkakton ngrirjen e shpatullës?
Llogaritet se 2-5% e popullsisë preket nga ky shqetësim.
Lifestyle
Shpatulla e ngrirë u përshkrua për herë të parë nga francezi Duplay në 1896 (‘periarthritis scapulohumerale’), por termi ‘frozen shoulder’ (shpatulla e ngrirë) u prezantua më vonë nga Codman në 1934, shrkuan IconStyle.
Pavarësisht nga fakti se kjo sëmundja është përshkruar në ortopedi për më shumë se 120 vjet, shkaku (patogjeneza) është ende e panjohur, kështu që opsionet aktuale terapeutike janë nënoptimale dhe një udhëzues i qartë për trajtimin mungon, transmeton lajmi.net.
Dhimbja e shpatullave është një ndër ankesat më të zakonshme muskuloskeletore me të cilën pacientët paraqiten tek mjeku i familjes. Shpatulla e ngrirë është një shkak i njohur i kësaj dhimbjeje dhe zakonisht shfaqet mes moshës 40 dhe 60 vjeç.
Llogaritet se 2-5% e popullsisë preket nga ky shqetësim. Pacientët përjetojnë ankesa progresive të dhimbjes dhe paaftësi të lëvizjes së shpatullës, duke kompromentuar aktivitetet e tjera të përditshme. Edhe pse sëmundja është kryesisht vetë-kufizuese, simptomat mund të zgjasin mesatarisht deri në 2-3 vjet. Një pjesë e konsiderueshme e pacientëve gjithashtu ankojnë për një kohë më të gjatë.
Shpatulla e ngrirë është një diagnozë klinike dhe për këtë arsye përcaktohet në bazë të anamnezës dhe ekzaminimit fizik. Kursi klinik shpesh ndahet në 3 faza:
- faze a ngrirjes (‘freezing phase’),
- faza e ngrirë (‘frozen phase’) dhe
- faza e shkrirjes (‘thawing phase’).
Faza e parë, faza e ngrirjes, karakterizohet nga një inflamacion i dhimbshëm i kapsulës e shpatullës, ku pacientët përjetojnë shumë dhimbje si në pushim (dhimbje gjatë natës) ashtu edhe gjatë lëvizjes. Ky inflamacion shkakton fibrozë, duke shkaktuar një kufizim të rëndë të paaftësisë të lëvizjes së shpatullës (faza e ngrirë). Gjatë fazës së shkrirjes, kontraktura e nyjes së shpatullës lirohet ngadalë në shumicën e pacientëve, të cilët kanë rekuperim të plotë të funksionit të shpatullës.
Nga pacientët e prekur, 6 deri në 35% e tyre shafqin shpatull të ngrirë në njërën anë, dhe gratë preken më shpesh sesa burrat.Për më tepër, shpatulla e ngrirë shoqërohet me sëmundje shoqëruese si ;patologji të tendinit të manshetave rrotulluese e shpatullës (‘rotator cuff’), diabet mellitus, hipo / hipertiroidizëm, sëmundje kardiovaskulare, trauma (ose pas operacioneve) në anën e prekur, sëmundje e Dupuytren dhe të tjera).
Nga kjo listë e gjerë e sëmundjeve të shoqëruara, diabeti mellitus është veçanërisht i rëndësishëm, pasi incidenca e shpatullës së ngrirë në diabetikët raportohet të jetë 10% deri në 36%.
Si trajtohet shpatulla e ngrirë?
Për shkak se fiziopatologjia është ende e panjohur, nuk ka një terapi specifike. Trajtimi i shpatullës së ngrirë përqendrohet kryesisht në edukimin e pacientit dhe menaxhimin e simptomave. Opsionet aktuale të trajtimit ndryshojnë midis barnave për lehtësimin e dhimbjes (paracetamol, barna anti-inflamatore oral (NSAIDs), opioidet, dhe kortikosteroide oral), fizioterapi, injeksion me kortikosteroide, hidrodilatacion: injeksion me klorur natriumi (NaCl) dhe lëvizjes nën anestezi, ku kapsula e shpatullës (që është e kontraktuar) shtrihet butësisisht në një mjedis të kontrolluar, duke lejuar lëvizje përtej pragjeve normale te dhimbjes..
Secili prej këtyre trajtimeve duket se funksionon në periudhën afatshkurtër, pa ndonjë ndryshim në afatgjatë. Kirurgjia mund të konsiderohet nëse pacientët vazhdojnë të kenë simptoma edhe pas terapisë konservatore afatgjatë. Hulumtimet aktuale tregojnë se pas kirurgjisë përmirësohen si lëvizja e shpatullave ashtu edhe dhimbja.
Megjithatë nuk është e qartë nëse kjo ndërhyrje është efektive në kohë. Gjithashtu, nevojiten më shumë hulumtime mbi fiziopatologjinë e shpatullave të ngrira , për të zhvilluar terapi specifike.
Edukimi dhe menaxhimi i kohës së pritjes së pacientit është shumë i rëndësishëm pasi sëmundja mund të zgjasë dhe pacientët mund të përjetojnë stres, probleme gjumi dhe ankth. /Lajmi.net/