ZYRTARE: Pioli zgjat kontratën me Milanin

Milani ka konfirmuar se ka zgjatur kontratën me teknikun italian, Stefano Pioli.

Sport

26/11/2021 16:11

Stefano Pioli ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin që zgjat deri më 30 qershor 2023, me një opsion për një zgjatje edhe njëvjeçare.

Trajneri i “kuqezinjve” ka qenë arkitekti i një projekti të shkëlqyer në fushë dhe ka kontribuar shumë në rikthimin e klubit në Ligën e Kampionëve.

Stefano ka drejtuar AC Milan në 106 ndeshje me një rekord prej 59 fitoresh, 27 barazime dhe 20 humbje, me një mesatare pikë për lojë në Serie A prej 2.05.

Pas zyrtarizimit, Pioli u shpreh mjaft i lumtur që do të vazhdojë të qëndroj në krye të stolit të “rosonerëve”.

“Dua të falënderoj klubin që më dha mundësinë të drejtoj një ekip konkurrues dhe që është i mbushur me vlera të mëdha, të cilat nuk duhet të mungojnë kurrë dhe që e bëjnë AC Milan të veçantë.

“Unë jam krenar për punën që kemi bërë deri më tani, me marrëdhëniet e mira që kam me menaxhmentin, me rritjen e lojtarëve të mi dhe me pasionin e shfaqur nga të gjithë që punojnë në këtë klub të jashtëzakonshëm.

“Tifozët tanë janë të jashtëzakonshëm dhe unë shpresoj të kthejë dashurinë e tyre duke e bërë AC Milan gjithnjë e më konkurrues”, ka konfirmuar Pioli. /Lajmi.net/