Nënshkruhen marrëveshjet Kosovë – Shqipëri
Ka përfunduar mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Lajme
Në fund të mbledhjes kryeministrat dhe ministrat e dy qeverive realizuan një fotografi të përbashkët, shkruan lajmi.net.
Gjatë mbledhjes së sotme u dakorduan një sër marrëveshje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.
Ndër to, është ajo për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, pastaj heqja e kontrolleve fizike në kufi, lejeqëndrimi, unifikimi i abetares dhe të tjera.
Në fund të mbledhjes u nënshkruan marrëveshjet mes kryeministrave Kurti e Rama si dhe ministrave përkatës. /Lajmi.net/