Kreshnik Uka shpallet futbollisti i javës në Superligën e Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, vazhdojnë të ndajnë çmimin "YLLI I JAVËS", për lojtarin më të mirë të xhiros.

Sport
“Ylli i Javës” për xhiron e 15-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i Drenicës, Kreshnik Uka, transmeton lajmi.net.
Qendërsulmuesi drenicas shënoi tre gola në përballjen e ekipit të tij me FC Llapi, duke u bërë lojtari i parë i cili ka shënuar hat-trick në këtë edicion.
Uka ka realizuar gjithsej 9 gola, duke u radhitur në listën e golashënuesve më të mirë të BKT Superligës, deri më sot, e njëkohësisht duke qenë lojtari më produktiv i ekipit të tij, FC Drenica.
Kjo është hera e dytë që Kreshnik Uka shpallet “Ylli i Javës”, ngase herën e parë këtë çmim e ka fituar në javën e 9-të. /Lajmi.net/