Kjo është renditja tabelare në Superligën e Kosovës pas xhiros së 15-të

Me ndeshjet e luajtura sot është mbyllur xhiroja e 15-të.

Sport

25/11/2021 15:13

Derbi i ditës së sotme ishte ai mes Gjilanit dhe Dritës, ku gjilanasit fituan me rezultat minimal 1-0, shkruan lajmi.net.

Me këtë fitore tani Gjilani ka 28 pikë në vendin e parë, pas formës së mirë të kaluar në ndeshjet e fundit.

Në anën tjetër Ballkani mposhti Malishevën 2-0, duke u ngritur në pozitën e dytë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara.

Drita pas humbjes nga Gjilani tani zë vendin e tretë me 25 pikë.

Llapi mposhti Drenicën 3-5 duke u ngritur në vendin e katërt me 24 pikë.

Kjo është renditja e të gjitha skuadrave pas 15 xhirove të luajtura në Superligë. /Lajmi.net/