Gjilani fiton derbin ndaj Dritës, fitojnë edhe Llapi e Ballkani
Janë luajtur sot tri ndeshjet e fundit të xhiros së 15-të.

Sport
Skuadra e Gjilanit ka arritur të fitojë derbin ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0, shkruan lajmi.net.
Golin e vetëm të ndeshjen e realizoi Albert Dabiqaj në min e 48′ për ti siguruar tre pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij.
Në anën tjetër Llapi ka ‘shpartalluar’ Drenicën duke e mposhtur me rezultat të thellë 2-5.
Fillimisht Kreshnik Uka kaloi në epërsi vendasit me golin në min e 24′ për 1-2.
Pjesa e dytë nisi furishëm për llapjanët që barazuan rezultatin përmes Elvis Prençit në min e 47′ më pas shënuan Francisco Rivera, Valmir Veliu, Alef Firmino dhe Bujar Idrizi për 1-5.
Drenica shënoi dy gola deri në fund përmes Kreshnik Ukës që vulosi rezultatin përfundimtarë 3-5.
Ballkani ka arritur fitore solide ndaj Malishevës me rezultat 2-0. /Lajmi.net/