Milani i bashkohet garës për transferimin e Lacazette

Klubi italian po synon të përforcohet në repartin e sulmit.

Sport

24/11/2021 17:01

Skuadra e Milanit qysh tash ka filluar të mendojë për edicionin e ardhshëm dhe po shikon disa opsione për repartin e sulmit, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave italiane, ‘Rossonerët’ janë duke monitoruar situatën e futbollistit të Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Lacazeete ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Arsenalin që i skadon në qershor të vitit 2022, dhe duket se do të largohet në fund të edicionit si futbollistë i lirë.

Milani dëshiron transferimin e francezit me parametra zero, por nuk është skuadra e vetme në garë për të.

Atletico Madrid, Barcelona dhe Newcastle janë gjiashtu të interesuara për shërbimet e Lacazette dhe pritet një garë e ashpër mes tyre për transferimin e Lacazette. /Lajmi.net/