Burri në Podujevë rrahu gruan dhe vajzën 10-vjeçare, arrestohet nga policia
Policia ka arrestuar në Podujevë një burrë, pasi ky i fundit ushtroi dhunë ndaj bashkëshortës dhe vajzës së tij 10-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë.
Lajme
Lajmi është bërë i ditur nga raporti 24-orësh i Policisë, derisa thuhet se me urdhër të prokurorit të dyshuarit iu është përcaktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, shkruan lajmi.net.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtrua dhunë fizike ndaj viktimave bashkëshortes dhe vajzës 10 vjeçare. Pas intervistimit, viktimat me dëshirën e tyre janë kthyer në shtëpi, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Lajmi.net/