Formacionet zyrtare: Dukagjini – Ulpiana
Sot (e martë) do zhvillohet ndeshja interesante mes Dukagjinit dhe Ulpianës, në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës.

Sport
Dukagjini në xhiron e kaluar barazoi me Prishtinën, andaj do mundohen që të arkëtojnë pikët e plota, me objektivin që të largohen nga zona e rrezikshme, shkruan lajmi.net.
Kurse, pas tre fitoreve radhazi, Ulpiana pësoi humbje nga Gjilani, andaj do mundohet të këndellet.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Haxhihamza, Merlaku, Kuci, Basriu, Syla, Ahmeti, Januzi, Da Silva, Dallku, Shabani, Jashanica
Ulpiana: Ajeti, Santos, RApuca, Musliu, Makolli, Emini, Qerimi, Mustafa, Rezi, Conceicao, Shkalla
Ndeshja nis në ora 13:00./Lajmi.net/