Sanches konfirmon interesin nga dy gjigantët evropianë

Mesfushori portugez sheh që kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit, dhe sipas raportimeve në Itali, Milani është në "pole-pozicion" për të siguruar shërbimet e tij si agjent i lirë në verë.

Sport

22/11/2021 10:00

Ylli i Lille, Renato Sanches pranon se Arsenali dhe Milani ‘mund të jenë të interesuar’ për nënshkrimin e tij dhe zbulon se ai kishte arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me Barcelonën në verë.

“La Gazzetta dello Sport” raportoi se Sanches kishte refuzuar një transferim në Arsenal, por ish-ylli i Bayern Munichut përmend “Topçinjtë” si një nga destinacionet nëse është e mundur.

“Ndoshta Milani dhe Arsenali janë të interesuar, por unë nuk e di”, tha Sanches për “L’Equipe”.

“Milani është një klub i madh dhe historik. Është klas, më pëlqejnë.

“Kam folur me agjentin tim, e di se cilat klube po thërrasin dhe cilat jo, por nuk mund ta them tani. Por e di që jam gati. Nëse vjen një ofertë, do të zbuloj se çfarë është më e mira për mua.

“Kur mbërrita në Bayern Munich, nuk isha gati të luaja në një klub të tillë,” vazhdoi ai.

“Isha shumë i ri. Dhe kur u bëra gati, nuk më erdhi mundësia për të luajtur me këtë ekip.

“Sot ndihem gati. Unë e kuptoj më mirë futbollin, kam më shumë përvojë, di çfarë të bëj për të luajtur në këtë lloj klubi dhe kjo ndryshon gjithçka”.

Sanches mund t’i bashkohej Barcelonës gjatë verës, por një dëmtim e pengoi atë të transferohej në Nou Camp.

“Shumë klube ishin të interesuara këtë verë, kur pësova lëndimin, kuptova se do të kisha qëndruar në Lille.

“Gjithçka u bë me Barcelonën, mendoj se gjithçka u rrëzua për shkak të dëmtimit”.

Sanches, 24 vjeç, iu bashkua Lille nga Bayern Munich në një marrëveshje prej 20 milionë euro në 2019. Ai kishte nënshkruar për bavarezët në 2016, duke përfunduar një lëvizje prej 35 milionë euro.

Ai konsiderohej si një nga mesfushorët më premtues të gjeneratës së tij, por Sanches nuk arriti t’i përmbushte pritjet në Allianz Arena, duke luajtur 53 ndeshje në tre sezone e gjysmë. /Lajmi.net/