Milan në disavantazh prej dy golave ndaj Fiorentinës pas pjesës së parë
Milani është duke u ndodhur në disavantazh prej dy golave pas pjesës së parë ndaj Fiorentinës.

Sport
Sfidën e hapi Alfred Duncan i cili realizoi gol në minutën e 15-të, pasi u gjend mjaft mirë në zonë pas një gabimi nga portieri Tatarusanu.
Milani po e kërkonte me ngulm golin e barazimit, megjithatë “kuqezinjtë” ishin të pafat në shumë raste.
Kur ndeshja po pritej të shkonte me rezultat minimal të Fiorentinës, vendasit arritën që të dyfishojnë epërsinë nëpërmjet mesfushorit Riccardo Saponaras i cili realizoi një gol të bukur në minutën shtesë për t’i dhënë skuadrës një epërsi komode pas 45 minutëshit të parë.
Goli i dytë – VIDEO
/Lajmi.net