Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e fundit të rasteve me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 11 raste të reja të të infektuarve me virusin COVID-19.

Lajme
Në kuadër të njoftimit të MSh-së është theksuar se nuk ka pasur ndonjë rast vdekje si pasojë e këtij virusi.
Janë shëruar 16 persona, kurse numri i rasteve aktive tani për tani është gjithsej 400, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.498 testime,11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 400./Lajmi.net/