Barcelona dëshiron transferimin e Azpilicuetas si agjent i lirë në verë
Trajneri Xavi është i interesuar që Barcelona të transferojë kapitenin e Chelseas, Cesar Azpilicueta si agjent i lirë në verë.
Sport
Spanjolli është në sezonin e 10-të te Chelsea duke iu ndihmuar të fitojnë dy herë Premierligën, Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe dy herë Ligën e Evropës, transmeton lajmi.net.
Kontrata momentale e Azpilicueta skadon në fundin e sezonit dhe fituesi i Ligës së Kampionëve ende nuk kanë arritur marrëveshje me 32-vjeçarin.
Chelsea shpreson ta bind mbrojtësin të qëndrojë në “Stamford Bridge”, ngase vazhdon të shkëlqej nën urdhrat e Thomas Tuchel.
Por, sipas ESPN, Barcelona është duke vëzhguar gjithashtu situatën dhe do jenë gati të bëjnë ndonjë lëvizje në rast që spanjolli bëhet agjent i lirë.
Raporti shton se Xavi është më i interesuari në këtë marrëveshje, ngase i njeh mirë aftësitë mbrojtëse të futbollistit.
Pos tij, Barcelona është duke konsideruar edhe transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Marcos Alonso./Lajmi.net/