Kjaer: Pioli është një trajner i shkëlqyer

Mbrojtësi danez ka vlerësuar lartë trajnerin e tij te Milani.

Sport

13/11/2021 15:21

Simone Kjaer është grumbulluar me Kombëtaren e Danimarkës për sfidat e radhës, transmeton lajmi.net.

Gjatë konferencës për shtyp ai ndër të tjera lavdoi edhe trajnerin Stefano Pioli duke thënë se ai është një trajner i shkëlqyer.

“Pioli është një trajner i shkëlqyer”.

“Në të njëjtën kohë, ai është një person fantastik që kujdeset për të gjithë lojtarët e tij”.

“Ai krijon një strukturë të nivelit të ekipit si brenda dhe jashtë fushës”, tha Kjaer.

Pioli është duke udhëhequr Milanin me mjaft sukses këtë edicion pasi mometalisht zënë vendin e dytë në Serie A me 32 pikë. /Lajmi.net/