Agjenti i Insigne: Napoli ofroi rinovim me 50 për qind zbritje, u befasuam

Sulmuesi Lorenzo Insigne në verë do bëhet agjent i lirë pasi i skadon kontrata me Napolin.

Sport

10/11/2021 15:21

Italiani vazhdon të jetë lojtari kyç në sulmin e “Napolitanëve”, por në rast që vazhdojnë të qëndrojnë gjërat kështu, mund të largohet në verë, ose gjatë janarit, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, të pakënaqur me ofertën e bërë të Napolit kanë mbetur agjenti dhe lojtari, ngase skuadra italiane ka kërkuar t’i zbritet paga prej 50 për qind.

“I skadon kontrata në qershor 2022. Napoli i ka ofruar kontratë të re me 50 për qind zbritje dhe Lorenzo ishte befasuar nga ky propozim. Jemi në bisedime do shohim”.

“Spekulimet për MLS janë plotësisht false”, deklaroi ai.

Ndërkohë, thuhet se Inter e do Insigne se bashku me Tottenhamin./Lajmi.net/