Merr fund pritja, Ramos nis stërvitjet me bashkëlojtarët
Mbrojtësi i PSG-së, Sergio Ramos pas disa muajve ka nisur stërvitjet me bashkëlojtarët.
Sport
Ramos kaloi te gjiganti francez në verë, por shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Kosovës, nuk u shërua që disa muaj, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, pritja që sa muaj ka marrë fund, pasi mediumi francez Le Parisien, raporton se Ramos është stërvitur me bashkëlojtarët si Ander Herrera, Juan Bernat dhe Mauro Icardi, që nuk janë ftuar nga Kombëtaret e tyre.
PSG : Sergio Ramos a bien repris l’entraînement collectif
➡️ https://t.co/tMiFpbxR4m pic.twitter.com/RhoqP7uCB6— Le Parisien | PSG (@le_Parisien_PSG) November 9, 2021
Kështu, në rast që nuk ka ndonjë problem edhe në javën e ardhshme, Ramos pritet të debutojë te gjiganti francez sapo të përfundojnë ndeshjet e Kombëtareve.
Ndërkohë, PSG në Ligue 1 ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Nantes./Lajmi.net/