Tatarusanu: Studiova gjuajtjet e penalltive të Lautaro Martinezit

Portieri i AC Milanit, Ciprian Tatarusanu ka zbuluar se studoi Lautaro Martinez që të ishte gati për Interin në rast të gjuajtjeve të penalltive dhe u urua nga Mike Maignan.

Sport

08/11/2021 08:16

‘Gladiatori’ ndali gjuajtjen në penallti të Lautaro Martinez, derisa pësoi gol nga ish lojtari i “Rossonerëve”, Hakan Çalhanoglu, transmeton lajmi.net.

Tataruasanu thotë se studio mirë argjentinasin, derisa mori lëvdata edhe nga Maignan.

“E studiova Lautaron se bashku me stafin, ngase është gjuajtësi i parë. Sa i përket Çalhanoglun, e njihnja mirë, por problemi ishte që edhe ai më njohu mirë”.

Maignan u pa në stol duke festuar penalltinë se bashku me dy lojtarët e Milanit, Alessio Romagnoli dhe të suspenduarin Theo Hernandez.

“Do bëjë gjithçka që të vazhdojë kështu. Maignan festoi sepse e di çfarë nënkupton për një portier të ndal penalltinë. Ne ia dalim mirë, që nga arritja te Milan, provova ta ndihmojë të përshtatet, sidomos pasi flas gjuhën franceze”.

“Ka pasur një sezon të mirë këtë sezon, pastaj u lëndua, gjithmonë jam stërvitur shumë dhe kam qenë gati për klubin, kështu momenti erdhi”, deklaroi ai.

Milan zë pozitën e dytë me 32 pikë në tabelë, aq sa ka lideri Napoli./Lajmi.net/