Inaghi: Merituam më shumë se AC Milani

Trajneri i Interit, Simeone Inzaghi insiston se merituan me shumë se një pikë në ndaj rivalit lokal, AC Milan, pasi dështuan të shënojnë nga pika e bardhë.

Sport

08/11/2021 08:05

“Neurazzurët” u larguan të barabartë nga ndeshja, me portierin Ciprian Tatarusanu që ndali penalltinë e Lautaro Martinezit, transmeton lajmi.net.

Hakan Çalhanoglu mori penalltinë e parë dhe shënoi, derisa Stefan de Vrij shënoi autogol aksidentalisht.

Pas ndeshjes, Inzaghi tha se kanë merituar shumë më shumë, ngase humbën disa raste dhe dështuan nga pika e bardhë.

“Gota është gjysmë e zbrazur, sepse kishim shumë shanse dhe munguam në penallti, pra në pikëpamjen time merituam shumë më shumë”.

“Ishim ndaj një skuadre të mirë që janë me meritë në kreun e tabelës, por ka kohë që të rikthehemi në rrugën e duhur me paraqitjet e duhura”.

“Dëshiruam t’i japim tifozëve fitoren dhe mendoj që e merituam. Milan është skuadër teknike. Ne ia dolëm mirë në 20 minutat e parë dhe mendoj që merituam më shumë, ne dështuam vetëm në 15 minutat finale”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Napoli dhe Milan janë në kreun e tabelës, me Interin që renditën në pozitën e tretë./Lajmi.net/