Pioli shpallet trajneri i muajit në Serie A

Tekniku italian është duke udhëhequr me mjaft sukses Milanin këtë edicion.

Sport

04/11/2021 14:13

Skuadra e Milanit momentalisht ndodhet në pozitën e dytë në Serie A me 31 pikë pas 11 ndeshjeve të luajtura, shkruan lajmi.net.

Rossonerët gjatë muajit tetor kanë pasur bilanc perfekt prejt pesë ndeshje dhe pesë fitore andaj Stefano Pioli ka marrë çmimin si trajneri më i mirë i muajit.

Serie A përmes postimit në llogarinë e tyre kanë bërë të ditur se Pioli është trajneri më i mirë i muajit tetor.

Ndërkohë në Ligën e Kampionëve, Milani nuk është duke shkëlqyer si në Serie A dhe duket mision i vështirë kualifikimi në fazën 1/16.

Milan përballet me Interi të dielën në derbin e qytetit në kuadër të xhiros së 12-të. /Lajmi.net/