Çfarë mendojnë vërtet meshkujt për celulitin tek femrat që duan
Një grupi burrash, u janë bërë disa pyetje me shpresën për të marrë një konkuluzion nëse djemtë shqetësohen apo jo nga celuliti në trupin e grave.
Lifestyle
Celuliti, kompleksi më i madh (dhe i gabuar) për shumicën e vajzave dhe grave!
Rreth 80-90% e grave besohet se e kanë atë, dhe megjithëse mund të jetë zhgënjyese, ai është krejtësisht i padëmshën në lidhje me shëndetin tuaj fizik.
Celuliti ndonjëherë bëhet më i dukshëm ndërsa mosha kalon, sepse prodhimi i më pak estrogjenit do të thotë qarkullim më i dobët, që mund të nënkuptojë që trupi juaj prodhon më pak kolagjen.
Një grupi burrash, u janë bërë disa pyetje me shpresën për të marrë një konkuluzion nëse djemtë shqetësohen apo jo nga celuliti në trupin e grave.
Pyetja 1: Cila është gjëja e parë që vini re kur shihni një grua të zhveshur për herë të parë?
“Ndoshta gjoksi i saj, sepse kjo është më e dukshme.”
“Supet, gjoksi, beli, ijet dhe këmbët.”
“Tatuazhet e saj!”
“Barku i saj.”
“Gjoksin.”
“Fytyrën”
“Të gjithën lakuriq? Gjinjtë dhe ijet…”
Pyetja 2: Çfarë ju pëlqen më shumë në lëkurën e një gruaje?
“Butësia.”
“Ngrohtësia.”
“Më pëlqen kur lëkura e një gruaje është e butë dhe kur mbanë erë të ëmbël.”
“Prekja; kontakti lëkurë me lëkurë është shumë sensual.”
“Era e saj kur djersitet.”
“Era. Mmmmmmm, era. Edhe më pëlqen ta prek.”
Pyetja 3: Më tregoni me pak fjalë se çfarë mendoni se është celuliti.
“A është yndyrë që duket nga jashtë?”
“Është yndyra që shkakton gropëza”.
“Një grumbullim i yndyrës dhe kripërave.”
“Qelizat e yndyrës”.
“E kam edhe unë”.
“Një gjë normale, pa problem.”
“Hernia e yndyrës nënlëkurore brenda indit fijor.”
“Nuk jam i sigurt se çfarë është, por krijon lëkurë të strijuar.”
Pyetja 4: A e vëreni ndonjëherë celulitin tek gratë? Nëse po, çfarë mendoni për të?
“Nuk i kushtoj shumë rëndësi dhe as nuk më intereson”.
“E bëj, por kjo nuk ndikon vërtet në përshtypjen time.”
“Dikujt i përshtatet më shumë se të tjerave.”
“Varet.”
“Jo gjithmone.”
“Ndonjëherë, dhe është normale.”
“Nuk e mendoj. Është pjesë e jetës.”
“Rrallë, dhe kjo varet nga gruaja. Ndonjëherë nuk është ndonjë gjë e madhe dhe madje, një grua me celulit duket seksi.”
“E vërej, por nuk më intereson”.
“Është në rregull. Është jeta.”
Pyetja 5: Nëse do t’ju duhej të përshkruanit celulitin e gruas që doni, pa ju dëgjuar ajo, si do ta përshkruanit?
“Është pjesë e asaj që i jep asaj atë gjë që më bën të eksituar”.
“Imperfeksion i bukura.”
“E bukur.”
“Unë nuk e di se mundem. Unë me të vërtetë nuk i kushtoj vëmendje të mjaftueshme, për mirë apo për keq.”
“Pse të shqetësohem? Kjo nuk ndikon në dashurinë time për të.”
“Çfarë celuliti?!”
Pyetja 6: A ndikon celuliti në mënyrën se si tërhiqeni nga një grua?
“Por edhe femrat tërheqëse të dobëta e kanë sepse është normale. Kështu që ndoshta varet.”
“Kjo varet nga shëndeti i saj i përgjithshëm fizik më shumë sesa nga prania e celulitit.”
“Po.”
“Aspak.”
“Kjo mund të varet vetëm nga celuliti!” /Lajmi.net/