Lewandowski me dopietë, Bayerni rikthehet te fitorja pas humbjes turpëruese në mesjavë (VIDEO)
Bayern Munich ka triumfuar në ndeshjen ndaj Union Berlinit si mysafir, duke fituar me rezultat 5-2, në kuadër të xhiros së 10-të në Bundesliga.
Sport
Lewandowski shënoi dy golat e parë të ndeshjes, në minutat 15′ dhe 23′, për ta trefishuar më pas rezultatin Leroy Sane në minutën e 35-të, gjersa Giesselmann i vendasve ngushtoi epërsinë për rezultatin 3-1 në të mirë të bavarezëve në pjesën e parë.
Goli i dytë i Lewandowskit – VIDEO
Në pjesën e dytë, Kinglsey Coman realizoi për golin e katërt të klubit në minutën e 61-të, gjersa vendasit sërish ngushtuan epërsinë në minutën e 65-të nga mesfushori Ryerson.
Fitoren e bavarezëve e vulosi gjermani Thomas Muller i cili realizoi në minutën e 79-të për t’i dhënë fund epilogut me rezultat 5-2.
Me këtë fitore Bayerni qëndron si lider me 25 pikë të mbledhura pas 10 xhirove, me tetë fitore, një humbje e një barazim, duke u gjendur vetëm një pikë para Dortmund të cilët pozicionohen në pozitën e dytë me 24 pikë, pas fitores 2-0 ndaj Kolnit.
Me dopietën e shënuar, Lewandowski i prin garës së golashënuesit më të mirë në Bundesliga me 12 gola të realizuara këtë sezon.
/Lajmi.net